Top Channel/ Merr fund telenovela! Johny Deep fiton gjyqin ndaj Amber Heard

Top Channel/ Merr fund telenovela! Johny Deep fiton gjyqin ndaj Amber Heard

Top Channel/ Merr fund telenovela! Johny Deep fiton gjyqin ndaj Amber Heard

Një trokitje çekiçi në favor të johny deep i dha fund telenovelës hollivuadiane më të ndjekur të momentit.
Në gjyqin e johny deep me ish-bashkëshorten e tij amber heard, aktori fitoi pas 6 javësh betejë të ashpër ligjore, që nisi nga një shkrim në Ëashington Post në dhjetor 2018, në të cilin Amber Heard tha se ajo kishte përjetuar dhunë gjatë martesës së tyre 15-mujore.
Juria vendosi që Johnny Depp të marrë 15 milionë dollarë si dëmshpërblim nga cështja. Por edhe Amber Heard ka fituar gjithashtu një pjesë të çështjes së saj për shpifje kundër Johnny Depp mbi artikujt në Daily Mail, në të cilat ish-avokati i Johnny Depp i përshkroi pretendimet e saj për abuzim në familje si një mashtrim. Juria i ka dhënë Amber Heard 2 milionë dollarë dëmshpërblim.
7 gjykatës diksutuan për 12 orë mbi verdiktet e tyre të premten, ndërsa vendimi u prit me britma jashtë gjykatës dhe thirrje në favor të johny deep
Heard i mbajti sytë ulur ndërsa lexohej vendimi. Teksa Depp nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por publikoi një deklaratë ku thoshte se “juria i ktheu jetën”.
“Që nga fillimi, qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga rezultati. Të thuash të vërtetën ishte diçka që ia kisha borxh fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre për mua,” ai tha. “Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë.”
Ndërsa Heard tha në një deklaratë se ajo ndihej “zemërthyer” për vendimin.
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Më dhemb që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit të ish-bashkëshortit tim,” tha Heard.
Depp dhe Heard u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit të tyre “The Rum Diary” dhe u martuan nga 2015-2016 përpara se të divorcoheshin.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnyDeep#AmberHeard#TopChannelNews

DEEPカテゴリの最新記事